“Për tarifën e kompensimit Vllaznia e Bylis merren vesh pa gjyq”, klubi kuqeblu përgenjeshtron gjyqin për 120 milion…

Ditën e sotme në median e shkruar është botuar një lajm sipas të cilit Klubi Vllaznia ka paditur dhe hedhur në gjyq Klubin e Bylisit, pikërisht për shkak të çështjes së futbollistit Eridon Qardaku.

KF Vllaznia sqaron mediat dhe të gjithë opinionin publik se nuk ka bërë asnjë padi ndaj këtij klubi për këtë çështje dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur me të. Mbase mund të jenë klube të tjera që kanë ndërmarrë veprime të tilla, por ne jo.


LEXONI EDHE: Vllaznia hedh në gjyq Bylis dhe i kërkon 120 milion lekë, gjithçka lidhet me ish- futbollistin kuqeblu Qardaku…

Sa i takon pagesës të tarifës së kompesimit për lojtarin në fjalë, Vllaznia dhe Bylis do të merren vesh me njëri- tjetrin në ditët në vijim pa patur nevojë për padi apo gjyqe, por thjesht duke zbatuar rregulloret e FSHF-së, UEFA-s e FIFA-s për çështje të tilla. /Komunikatë për mediat e KF Vllaznia sh.a./