Skip to content
10 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PËR SUPERSTICIOZËT/ Nga macja e zezë te patkoi, cila është origjina e 7 shenjave të fatit

ShkodraWeb 11 April, 2018
macjazeze

Origjina e disa shenjave të fatit (të mirë e të keq) Që në kohërat më të hershme prirja e shoqërisë njerëzore ka qenë për të shmangur fatin e keq dhe për të përqafuar fatin e mirë. Ajo që sjell fat të mirë në një kulturë të caktuar, sjell fat të keq në një kulturë tjetër. Ndër vite supersticionet janë zhvilluar dhe për të gjithë ata që i besojnë, por edhe për kureshtarët, më poshtë një listë me 12 shenja të mira dhe të këqija të fatit.

Shenja e parë. Kurrë mos ec poshtë një shkalle të mbështetur në mur.

Një shkallë e vendosur në një pozicion të tillë formon një trekëndësh që në Egjiptin antik ishte një figurë e shenjtë dhe kalimi përmes tij cilësohej si sakrilegj. Në Mesjetë figura e një shkalle të mbështetur në mur interpretohej si pedanë ekzekutimi dhe kalimi nën të konsiderohej si “ekzekutim i vetvetes”.

Shenja e dytë. Hapja e çadrës në ambiente të mbyllura sjell fat të keq.

Një ‘shenjë’ e mbetur që nga koha viktoriane. Në këtë periudhë mekanizmat e hapjes së një çadre nuk ishin kaq praktikë dhe të thjeshtë sa sot, dhe hapja e një të tille në ambiente të mbyllura shpesh shoqërohej me incidente.

Shenja e tretë. Thyerja e një pasqyre shkakton shtatë vjet telashe.

Në Greqinë e Lashtë e ardhmja e një personi ‘parashikohej’ duke analizuar reflektimin e tij në pasqyrë dhe një pasqyrim i shpërfytyruar nuk ishte shenjë e mirë, ndërsa romakët i shtuan edhe shtatë vite telashe, një periudhë nëpër të cilën personi që ka thyer pasqyrën do të kalonte nëpër cikle të alternuara sëmundjesh.

Shenja e katërt. Derdhja e kripës dhe hedhja e saj pas krahëve.

Diku interpretohet si fat i mirë, diku si fat i keq, megjithatë motivet e vërteta të kësaj shenje fati nuk dihen saktë. Besohet se është përhapur fillimisht në vitet 3500 para Krishtit tek sumerët dhe më pas është adoptuar nga egjiptianët, asirët dhe grekët.

Shenja e pestë. Një mace e zezë që të pret rrugën nuk është shenjë e mirë.

Është një ndër shenjat tipike të fatit të keq. Në Egjiptin e Lashtë ka qenë krejtësisht ndryshe. Macet konsideroheshin kafshë të shenjta dhe gjithmonë shenja të fatit të mirë. Shekuj më vonë, rrëzimi nga pushteti dhe ekzekutimi i mbretit Çarls i Parë në Angli iu faturua maces së tij, e cila kishte ngordhur më parë.

Shenja e gjashtë. Të gjithë kemi dëgjuar për numrin 13.

Origjina e tersit të këtij numri vjen nga mitologjia skandinave. 12 perëndi ishin duke darkuar së bashku, kur Loki (perëndia e 13), perëndia i luftës dhe i së keqes e ndërpret festën dhe shkakton vdekjen e njërit prej 12 perëndive.

Shenja e shtatë. Patkoi në derë.

Në Mesjetë besohej se shtrigat kishin frikë nga kuajt dhe mbajtja e një patkoi në hyrje të banesës përkthehej në mbajtjen larg të shtrigave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj, e merkure 11 prill 2018
Artikull pasardhës: Haradinaj për Erdoganin: E vërtetë që unë pi alkool, në viset tona miku pritet me gotë

TË FUNDIT

putin vila krime 2026

FOTO – Brenda vilës “sekrete” 100 milionë euroshe të Vladimir Putinit në Krimenë e pushtuar…

ShkodraWeb 2 January, 2026 0
bekim kastrati e fejuara 2026

FOTOLAJM – Sulmuesi i Vllaznisë shënon “golin” jetës, e nis vitin me… celebrim të dashurisë…

ShkodraWeb 1 January, 2026 0
tinka kurti 90 vjet

PERSONAZH – “Nderi i Kombit” Tinka Kurti feston ditëlindjen, diva e skenës dhe kinematografisë shqiptare…

ShkodraWeb 17 December, 2025 0

TË FUNDIT

  • 45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë… 9 February, 2026
  • “Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun… 9 February, 2026
  • Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës… 9 February, 2026
  • VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat… 9 February, 2026
  • NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…! 9 February, 2026
  • FOTO – “Realitet i papranueshëm që nuk do të tolerohet më”, dëmtimi i investimeve publike, Benet Beci jep ultimatumin 9 February, 2026
  • “Grupi i PS do ta zgjidhë përmes ndërhyrjes në legjislacion”, çeshtja “Balluku”, paralajmëron kryeministri Rama 9 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 shkurt 2026… 9 February, 2026
  • “Më goditën pas koke!”, u dhunua në Vlorë, flet avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më qëlloi! 8 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 8 shkurt 2026… 8 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kreret e uck 2026

45 vite për secilin, Gjykata Speciale e Kosovës kërkon 180 vite burg për ish- krerët e UÇK- së në Hagë…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
bllokim qarkullim zdrale 2026

Zona e Zdrales u kthye në pedonale, bllokohet qarkullimi i mjeteve motorike në dy orare gjatë ditës…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.