Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste, ia ka dalë të marrë Bashkinë e Shkodrës, e qeverisur prej 32 vitesh nga PD- ja dhe e djathta. Ditën e sotme, ndërsa procesi i numërimit të votave po shkonte drejt përfundimit, ai ka vizituar 4 KZAZ- të e Bashkisë Shkodër.
Benet Beci, në një publikim në faqen e tij zyrtare në Facebook, i ka falenderuar të gjithë, teksa ka publikuar edhe disa foto të realizuara në mjedise të KZAZ- ve.
“Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra!”, shkruan Beci në publikimin e tij në rrjete sociale.