Skip to content
20 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Për ne çdo ndeshje është finale”, trajneri Brdariç para sfidës me Kastriotin: Shpresojmë të marrim pikët maksimale

ShkodraWeb 29 January, 2022
brdaric para lacit

Vllaznia luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo me Kastriotin në transfertë. Skuadra shkodrane e ka mundur lehtësisht këtë ekip në fazën e parë në “Loro Boriçi”.

Megjithatë, nesër Vllaznia do të shkojë në Kamzë për të luajtur një ndeshje me krutanët vetëm për fitore. Kështu ka deklaruar trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, në konferencën për media, në prag të ndeshjes me Kastriotin.

Kjo përballje vjen në një moment delikat sa i takon së ardhmes së kuqebluve, pasi një fitore i mban ato në grupin e skuadrave të kreut, ndërkohë në rast humbje, situata vështirësohet në lidhje me pretendimet e kreut, por edhe të përfshirjes në Kupat e Europës.

Ajo që të bën përshtypje është optimizmi dhe besimi që ka trajneri Thomas Brdariç në marrjen e një fitoreje në këtë ndeshje, gjë të cilën e shprehu edhe në konferencen e shtypit të dhënë përpara sfides, Kastrioti-Vllaznia.

“Ne përpiqemi për çdo ndeshje njëlloj. Nesër kemi ndeshjen ndaj Kastriotit, do e marrim seriozisht. Gjithçka është e rëndësishme nesër, nuk është vetëm se ne po mendojmë për rezultatin, por kemi punuar shumë këto ditë në stërvitje. Nesër është i rëndësishëm çdo dyluftim, çdo top i fituar dhe duhen fituar këto që të bëhet puna mirë.

Çdo ndeshje është e rëndësishme, dhe për këtë arsye duhet të marrim maksimumin dhe vlerësuar maksimalisht çdo ndeshje. Për ne çdo ndeshje është finale dhe e mendojmë shumë mirë, pasi edhe për Kastriotin është e njëjta gjë, një situatë e tillë dhe ne duhet të përpiqemi të marrim gjithmonë maksimumin, kur futemi në fushën e lojës.

Për nesër na është rikthyer Adili, e kemi të gatshëm dhe nesër normalisht pritet që të aktivizojmë formacionin më të mirë dhe kthimi i tij, na ka ngrohur pak më tepër.

Diagne nuk është këtu, e keni marrë vesh edhe ju më përpara. Ai është bërë baba për herë të parë. Ka marrë leje nga klubi dhe këto dy-tre ditë pritet që të kthehet dhe ne shfrytëzojmë rastin i urojmë gjithë të mirat të birit dhe atij.

Jemi gjithmonë në punë për merkaton që të marrim maksimumin dhe jemi në pritje në qoftë se e shohin të arsyeshme, drejtori dhe presidenti të afrojnë ndonjë lojtar, pasi situata varet nga ata, qoftë edhe nga ana financiare. Ne përpiqemi që çdo lojtar të cilin e aktivizojmë të japin më të mirën dhe të mos lëmë hapësira për të marrë lojtarë të tjerë.

Për ne është shumë e rëndësishme që lojtarëve tonë t’u japim mundësinë e aktivizimit dhe kur e kanë mundësinë, pse mos ta shfrytëzojnë. Për këtë është shumë e rëndësishme që ato të kuptojnë se kjo pjesë, si nga ana psikologjike, por edhe nga ana fizike, të cilën transmetojmë, ta shfrytëzojnë më së miri dhe të mos lënë hapësira.

Çdo ndeshje që kalon, ka kaluar gjysma, por çdo ndeshje si kalon dhe çdo pikë që ne lëmë na vret, sepse është një minus për ne. Megjithatë, në përgjithësi kemi bërë një sezon të mirë deri më tani, por shpresojmë që me finalizimet diçka të ndryshojë.

Me finalizimet diçka na ka “ngecur” dhe nuk kemi shënuar ato raste të cilat i kemi pasur. Shpresojmë që të shënojmë dhe të marrim pikët maksimale, sepse ashtu do nxjerrim frytet e punës që po bëjmë në stërvitje”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç. /Nga Maringlen ZHIVANI/

Post navigation

Previous: “Kemi edhe shkodranët kundër”, Elvis Plori kërkon përqendrim tek Vllaznia: Ndaj Kastriotit dyfish e vështirë
Next: “Pse u shkel afati ligjor 3 mujor i shqyrtimit të çështjes?”, shkarkimi nga Kuvendi, Presidenti Meta letër Gjykatës Kushtetuese

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
gabriel kulla 2026

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

ShkodraWeb 19 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.