“Për korrektësi më duhet të…”, Reja tha se Grezda nuk pranoi ftesën, reagon lojtari…

Eros Grezda, lojtari i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas konferencës për shtyp të Edi Rejës. “Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër, që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim rastin e Eros Grezdës, më vjen shumë keq sepse ishte një lojtar me potencial të madh, por ai nuk pranoi disa situata që u kriijuan në grupin tonë dhe vendosi të mos pranojë ftesën tonë më mbrapa. Mbi të gjitha është Shqipëria dhe kush mendon se është Mesi, për të nuk ka vend në fushë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj ka individi”, deklaroi Edi Reja në konferencë për shtyp.

Por, lojtari kuqezi me anë të një statusi në rrjetet sociale, tregon se nuk i është bërë ftesë për dy ndeshjet e fundit që kuqezinjtë do të luajnë.

loading...