Rreth mesnatës të së hënës, Alen Sherri, ish- portieri i Vllaznisë, është shfaqur me një shënim të gjatë në rrjetet sociale. Ai ka dashur të sqarojë personalisht situatën e krijuar, duke bërë jo vetëm falenderime me emra, por edhe duke shprehur rezerva pa emra “për disa njerëz”. Sherri ka thënë se kontrata e tij tek Vllaznia ka qenë më shumë shpirtërore se financiare, teksa në fund ka uruar që “rrugët tona të takohen prap një ditë”. Siç dihet, Alen Sherri është tashmë portier i Laçit.
POSTIMI I ALEN SHERRIT
Miremrama
Duke marre shkas nga shkrimet e ndryshme qe po lexoj e ndjej edhe un te nevojshme te sqaroj opinionin publik rreth situates teme. Mvjen keq qe disa gjera keqinterpretohen ne media edhe realisht shum pak njerz i dijn tvertetat. Eshte e vertet qe presidenca e re me ka kontaktu mbasi un kam kerku me i taku sepse skam dasht asnjehere qe me ik tinxash nga qyteti jem.
Per kte falenderoj kryetaren e bashkise znj. Voltana Ademi,z. Astrit Gjyrezi, z. Alban Xhaferi dhe drejtorin e ri sportiv z. Matko Djarmati dhe shum tjere te cilet pavarsisht shum gjerash kan mbeshtet qendrimin tim ne ekip. Per disa njerez tjere kam rezervat e mia. Kontrata jeme me Vllaznin ka qene gjithmon ma shum shpirterore sesa financiare prandaj un se kam shiku kurre kte pjese si kryesore.
Duke pa menyren se si ndodhen gjanat sezonin e kalum dhe ne fund qe nuk mu besu tjem nfush ne ndeshjen me domethenese tsezonit e pash te rendsishme trishikoja edhe pozicionin tim nklub. Kam pranu tjem pjes e Vllaznis ne te mir e ne te keq edhe ka ken nji anderr e realizume e femijeris teme me e vesh at fanell trand. Ata qe mnjohin e dijn shum mir domethanien e emrit Vllaznia te un.
Largohem duke e dit se per cdo sekond kam dhan maksimumin per ata ngjyra edhe per tifozat kuqeblu edhe i kerkoj falje per cdo her qe mund ti kena zhgenjy sepse Vllaznia nuk asht aty ku e meriton. Largohem per ti lene ata te bejne punen qe ndoshta un sdita ta bej mire. Shpresoj edhe uroj qe gjerat tndryshojn per mire ne vazhdimsi pasi Vllaznia asht e madhe, Vllaznia ka ken, asht, edhe do tmbetet gjithmon Vllazni, edhe ban pa mu, pa tjetrin e pa tjetrin. Shpresoj qe ti kuptoni arsyet e zgjedhjes teme edhe ne fund shpresoj qe rruget tona te takohen prep nji dit.