Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Për çfarë jemi, për të mbrojtur apo për të dalë në sulm?”, Josa zbërthen problemet e Vllaznisë: Kemi filluar të flasim shpejt për titull

ShkodraWeb 10 September, 2022
mirel josa post egnatia 2022

Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë, mendon se skuadra e tij gaboi në interpretimin e agresivitetit të ndeshjes ndaj Egantias dhe si pasojë e saj nuk ia doli që të merrte pikë. Duke folur për “Oversport” ai theksoi se lojtarët nuk ishin impenjuar në lartësinë e sfidës duke bërë gabime të cilat peshuan në fatin e saj.

“Organizimin e lojës e nisëm mirë, por pastaj e kthenim shumë shpesh topin mbrapa dhe skuadra e Egantias e dinim si do të luante dhe ishte përgatitur për të na kapur në befasi apo të shfrytëzonte gabimet në qarkullim. Të dy golat e parë, që erdhën brenda tre minutash, mund të themi që nuk ishin aty ku duhej të kishte luftë sportive edhe për të larguar aksionin, Ne aty jo toleruam, por duhej të kishim qenë më të vendosur. Pastaj kur pëson gol në atë mënyrë, çdo gjë venitet, humb besimin te vetja, skuadra e shoku dhe për mendimin tim ne e ngadalësuam shumë edhe sepse Egnatia u mbyll shumë mirë dhe dilte përpara me sulm të organizuar e kundërsulm.

Dy golat e parë ishin me hapësirat që lamë mbrapa, vinte topi te Musta që në mesfushë, u përplas me njërin, dilte te tjetri. Aty për çfarë jemi, për të mbrojtur apo për të fituar topin e dalë në sulm? Fundja e fundit spastrohet problemi e vazhdohet loja përsëri. Unë mendoj se sot sa i përket lojës që duhej të bënim ne në sulm apo në mbrojtje, kishim probleme shumë të mëdha.

Aftësitë e Mustës nuk dua ti ul, por dy herë doli topi i diskutueshëm në ato momente dhe aty duhet të jemi më të vendosur për të larguar topin e jo të shkojë në 16-she. Kështu që mendoj se dy golat e pësuar shumë shpejt na ulën moralisht për vazhdimësinë e lojës, se e thashë që organizohej në mbrojtja skuadra e Egnatias me 5 mbrojtës dhe 2 mesfushorë dhe priste gabimin që të na godiste përsëri. Unë kështu e shoh ndeshjen dhe e shoh edhe problemin që merren 6 pikë shumë të çmueshme me Kukësin e Tiranën e humben me Egnatian.

Ne nuk e kemi nënvlerësuar se e dimë cilësinë e Egnatias, por ne duhet të shohim punën tonë. Ne e kemi filluar shumë shpejt, jo lojtarët e klubi, të flasin për kampion por çdo skuadër e shihni që ka problemet e veta. Edhe ne nxjerrim probleme nga momenti që bëjmë dy lojë relativisht të mira, edhe me Tiranën ne rrezikuam të barazoheshim, kështu që unë them që duhet seriozitet më i madh se nuk fitohet ndeshja pa filluar”, tha Josa.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Eliminimi i pasojave të reshjeve në Shkodër, UKSH zbret në territor për të rikthyer normalitetin…
Artikull pasardhës: MOTI – Keni plane për ditën e sotme, ja si parashikohet moti në vendin tonë për ditën e diel, 11 shtator 2022

TË FUNDIT

permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.