Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Për ata që mallkuan dhe heroizuan Agim Hushin”

ShkodraWeb 6 August, 2017
hushibasha
Nga Astrit Patozi
Agim Hushin e njoh që kur isha fëmijë, ndaj nuk dua të flas për të, se do të më konsiderohej konflikt interesi. Por më ka bërë përshtypje histeria kundër tij, pas lamtumirës së tenorit të shquar, i cili shpalli publikisht zhgënjimin total nga njerëzit që na qeverisin.
Natyrisht, në reagimin e Agim Hushit ka doza të forta patetizmi, por ai, në fund të fundit, është i sinqertë.
Ndaj e kam të vështirë për ta pranuar këtë agresivitet të pazakontë, me të cilin u përcoll largimi i tij nga Shqipëria. E cila me shumë gjasa, nuk ka për të qenë përfundimtare, pasi zakonisht njerëzit e artit shquhen për shfrime të tilla emocionale.
Por me aq sa kuptoj, si ata që derdhën atë duf urrejtjeje, edhe të tjerët që gati na e paraqitën si martir të vuajtjeve të kombit, janë më të ekzagjeruar se postimi i çiltër i Agim Hushit.
Të parët, janë ata që e shohin atdheun me ngjyra të forta dhe të ndezura, ata që nuk pranojnë t’ua shash, cilado qoftë arsyeja. Edhe Agimi, në fakt nuk e shau, por ata e kanë të lidhur edhe flamurin, edhe himnin, edhe historinë, edhe Rilindjen (atë të Naim Frashërit, jo këtë shakanë e Edi Ramës), madje edhe kombëtaren e futbollit me emrin e njeriut që na udhëheq. I cili sipas tyre, nuk mund te mos na bëjë krenarë dhe nuk mund te drejtojë një atdhe të keq. Dhe për pasojë nuk të falin kurrë po i dole kundër adhurimit të tyre.
Të dytët e shohin, Shqipërinë vetëm bardhë e zi, dhe nëse dikush thotë se është velur apo neveritur nga atdheu, do të thotë se automatikisht shkaktar është vetëm kryeministri. Duke harruar, që përpara se të merrte vendimin e vet historik, Agim Hushi kishte dalë nga “çadra e lirisë”, të cilën edhe vetë projektuesit e saj nuk e përmendin më si një epope të lavdishme. Për të mos thënë pastaj, se çfarë i kanë parë sytë Agimit më 22 korrik, edhe nëse nuk ka qenë fare në Shqipëri, se fama e farsës së Lulzim Bashës i kapërceu disa fish kufijtë e atdheut.
Në fakt, gjesti dëshpërues i Agimit, sipas meje, i përfshin të dyja, ndaj edhe përfundimi ka qenë ekstrem. Ikje masive ka vetëm atëherë kur mungon shpresa dhe atë nuk e ka vetëm në dorë vetëm pushteti, por po aq edhe opozita. Ndaj askush nuk duhet të çuditet e aq më pak të hidhet përpjetë, pavarësisht se mënyra e interpretimit të artistit ha shumë debat. Është e njëjta lodhje që ka kapluar qindra e mijëra shqiptarë, të cilët njësoj si sirianët, po dynden në sportelet e azilkërkimit në Europë. Të cilët njësoj si Agimi, nuk kanë asgjë me atdheun e tyre, por që nuk dinë ku ta zbrazin mllefin me ata që na qeverisin.
Ndaj lërini në hallin e vet Agimin t’i përjetojë i qetë emocionet e tij, qofshin këto edhe të papërmbajtura. Tek e fundit, edhe po ta teprojë pak dhimbja e artistit nuk i sjell ndonjë dëm atdheut. Kurse këta që kanë mërzitur Agimin po i bëjnë gjëmën çdo ditë e më shumë Shqipërisë, duke e bërë të krahasueshme me Sirinë, edhe pse këtu nuk ka pasur luftë civile.

Post navigation

Previous: Tragjike/ Vdes duke luajtur ne oborr 6- vjecari, e ze poshte dera e shtepise
Next: Nese une do iki nga Shqiperia, nuk e bej me deshire…

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
hamdijupe protesta 2026

NGA HAMDI JUPE – Të dashur protestues, boll me bulevardin, uluni shkruani Programin dhe Statutin e partisë suaj!

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.