Banorë të shumtë kanë pritur të dielën në Vermosh kandidatin për deputet të PS- së Paulin Sterkaj. Një organizim tepër i bukur nga kryetari i Njësisë Administrative të Kelmendit Lavdimir Tata në qendren e fshatit alpin turistik të Vermoshit. Tepër thjesht kandidati për deputet Paulin Sterkaj ka folur për investimet e kryera në Kelmend gjatë 8 viteve të fundit kur qeveris Partia Socialiste me kryeministër Edi Rama.
“Në saje të vizionit të Partisë Socialiste, Kelmendi është kthyer në një atraksion turistik që gjithnjë e më shumë po frekuentohet nga turistë vendas dhe të huaj. Dhe këtu në Vermosh, tha kandidati Sterkaj, ndryshimi është i dukshëm dhe i prekshëm krahasuar me 8 vite më parë por duhen të tjera investime në infrastrukturë, sistemin përcjellës të energjisë elektrike dhe shendetësi, të cilat do ti realizojmë patjetër gjatë mandatit të ri 4- vjeçar. Në 8 vite në Kelmend është investuar sa për 30 vitet në të kaluaren dhe ju premtoj se në 4 vitet e ardhshme do të investojmë edhe më shume se në 8 vitet e fundit.
I kemi hyrë në hak banorëve të fshatit Vukël dhe ju jap fjalën, në fakt e kam marrë fjalën nga kryeministri, se brenda mandatit të ri do të çojmë asfaltin edhe në Vukel- Nikç”, ka premtuar kandidati Sterkaj para banorëve të Vermoshit.
Në takim kanë folur dhe kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, kryetari i PS- së Lulzim Zaraj, koordinatorja e PS- së Lindita Shabaj, kryetari i fshatit Prek Vata dhe disa prej banorëve vendas.
Banorët i kanë premtuar mbështetje kandidatit Paulin Sterkaj duke votuar me 25 prill numrin 12 dhe numrin 2 në fletën e votimit, pasi vetëm ashtu votojnë për më shumë investime, më shumë punë dhe më shumë të ardhura për familjet e tyre me synimin për të ndaluar emigrimin duke përmirësuar kushtet e jetesës në vendlindjen e tyre!