Pentagoni ka publikuar pamjet e para të aksionit në Sirinë veriore në të cilin udhëheqësi i grupit të IS.IS, Al-Bagdadi i dha fund jetës. Ne videon e publikuar nga ushtria amerikane duken ushtarët që shtinin ndërsa i drejtoheshin kompleksit ku Al-Bagdadi ishte fshehur.
Bagdadi u arratis në një tunel dhe “ia hoqi vetes” duke aktivizuar një jelek eksploziv. Nderkohe qe pas aksionit kompleksi u shkatërrua me tërësisht. Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, Gjeneral Kenneth McKenzie, tha se ndërtesat e shkatërruara tashmë duken si një parking me gropa gjigande.
“Ai u zvarrit në një tunel me dy fëmijë dhe hodhi veten në erë ndërsa njerëzit e tij qëndruan në tokë.” tha McKenzie para një konference për shtyp në Pentagon.
Gjenerali McKenzie tha se dy fëmijë kishin humbur jetën me Bagdadin në tunel – jo tre siç ishte raportuar më parë. Ai gjithashtu tha se nuk mund të konfirmojë përshkrimin qe beri Presidenti Donald Trump per fundin duke qarë te Al Bagdadit.