Penalltitë përcaktojnë fituesin, Çelsi fiton trofeun e parë sezonal, Superkupa e Europës shkon në Londër…

Chelsea e nis sezonin me një trofe. Blutë e Londrës kanë triumfuar në Belfast të Irlandës së Veriut ndaj spanjollëve të Villarreal dhe kanë fituar Superkupën e Europës. Gjithçka u vendos tek penalltitë ku anglezët u treguan më të saktë dhe fituan 6-5. Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 1-1. Skuadrën e Tuchel që është fituesja e Champions e kaloi në avantazh Hakim Ziyech në minutën e 27-të ndërsa për spanjollët që fituan Europa League barazoi Gerard Moreno në minutën e 73-të. Edhe në kohët shtesë nuk ndodhi asgjë por erdhi zëvendësimi në portën e Chelseat.

Një minutë përpara se të gjuheshin penalltitë trajneri i Chelseat Tuchel nxjerr nga fusha portierin Mendy dhe fut spanjollin Kepa si specialist i njëmbëdhjetëmetërshave. Dhe Kepa nuk zhgënjen duke pritur dy penallti të gjuajtura nga Mandi dhe Albiol. Kepa hero dhe Chelsea pas Champions League fiton edhe Superkupën e Europës. Ky është trofeu i dytë i Superkupës së Europës për Chelsean që për herë të parë e kishte fituar në vitin 1998. /Nga Andi KAPXHIU/