Shkruan në Facebook Ilir Kepa, ish- futbollist i Vllaznisë dhe Kombëtares: Sinqerisht do të më vinte zor në qoftë se do të pretendoja që nuk ishte penallti… Pse..? Sepse rregullorja thotë në një nga pikat:
Në qoftë se dora apo krahu e ka zmadhuar artificialisht sipërfaqen e mbuluar të trupit me dorë ose me krahë, është penallti, gja e cila ndodhi në këtë ndeshje (Partizani- Vllaznia). Sepse po të shohim në momentin e gjuajtjes së topit nga lojtari i Vllaznisë, mbrojtësi i Partizanit kryen dy proçese: i hap dhe i ngushton krahët dhe pengon topin të hyjë në rrjetë.
Dhe e dyta, është fakti më kryesor, sepse lojtari ndodhet mbas portierit dhe konsiderohet si “lojtar i fundit” dhe se rreziku është shumë më i madh të hyjë topi në rrjetë se kur të ishte me portier te porta.
Turp gazetarëve, turp trajnerit të Partizanit që bëjnë skandale të tilla. Fundi i fundit, arbitrimi ishte shumë i mirë, i rregullt për të dyja palët dhe shumë i ekuilibruar. Fitore e merituar 100 %.