Pedagogu shkodran Prof. Dr. Sokol Axhemi, është zgjedhur zëvendëskryetar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, IAL më madh në vend.
Lajmin e ka dhënë vetë Axhemi, përmes një publikimi në rrjetet e veta sociale, ku ka falenderuar kolegët që e mbështetën unanimisht me votën e tyre në Senatin Akademik.
“Te dashtun miq! I nderuar dhe i vleresuar nga mbledhja e djeshme e Senatit Akademik, ne te cilen u zgjodha Zv. Kryetar i Senatit Akademik te Universitetit te Tiranes. Vleresim dhe mirenjohje per besimin ndaj meje, propozuesit Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit te Tiranes. Respekt votes unanime te kolegeve Senatore. Ju uroj gjithe te mirat!”, shkruan Axhemi.
ShkodraWeb i shpreh urimet më të ngrohta Pro. Dr. Sokol Axhemit, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në vijimësi.