Këshilli i Partisë Demokratike ka zgjedhur sekretariatin. Rezultatet i njoftoi Jemin Gjana, kryetari i komisionit zgjedhor në PD.
“U mbyll procesi i numërimit dhe i përllogaritjes së rezultatit të votimit për sekretariatin e partisë. Pra, për sekretarin e Përgjithshëm, Sekretarin e Çështjeve Ligjore, Sekretarin Organizativ, Sekretarin për Çështjet Zgjedhore dhe Sekretarin për Burimet Njerëzore. Në përfundim të numërimit rezulton se: Nga 355 anëtarë të Këshillit Kombëtar, kanë marrë pjesë në votim 328 anëtarë. Fletë votimi në kutinë e votimit për Sekretariatin, janë gjetur 328 fletë votimi”, tha Gjana.
Fituesit
Sekretari i Përgjithshëm – Gazmend Bardhi;
Sekretari për çështjet ligjore – Çlirim Gjata;
Sekretari organizativ – Sahit Dollapi;
Sekretari për çështjet zgjedhore – Ivi Kaso;
Sekretari për burimet njerëzore – Ervin Minarolli.
Rezultatet
Sekretari i Përgjithshëm:
Gazmend Bardhi 277 vota
Dorian Teliti 44 vota
Të pavlefshme 7 vota
Sekretari për Çështjet Ligjore:
Çlirim Gjata 284 vota
Marinela Ziu 37 vota
Të pavlefshme 7 vota
Sekretari Organizativ
Sahit Dollapi 258 vota
Lulzim Omuri 60 vota
Të pavlefshme 10 vota
Sekretari për Çështjet Zgjedhore
Ivi Kaso 221 vota
Dorian Gjomarkaj 100 vota
Të pavlefshme 7 vota
Sekretari për Burimet Njerëzore
Ervin Minaroli 278 vota
Minushe Lazaj 44 vota
Të pavlefshme 6 vota