
Më në fund Partia Demokratike e Shkodrës do të njohë kryetarin e vet. Prezantimi i tij/saj si i/e komanduar, do të bëhet me 15 janar 2025, ora 17.00 në selinë blu. ShkodraWeb ka siguruar një mesazh që është shpërndarë përmes kanaleve të komunikimit strukturave drejtuese.
Në prezantim do të jetë i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PDSH- së, Flamur Noka dhe sigurisht, i deleguari i Kryesisë së PDSH për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi. Pavarësisht se emri i Pjerin Kodraçaj është përfolur si kryetar/e i/e mundshëm i komanduar, nuk është çudi që të ketë edhe surprizë me kryetarin e PD Shkodër.
Siç dihet kryetari aktual Gjenarin Kapcari ka dhënë dorëheqjen. Lideri/ja i/e ri i PD Shkodër me shumë mundësi pritet të jetë në vendet e sigurta të listës së kandidatëve për deputet të qarkut.
