Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PD Shkodër ka sot ditëlindjen por thuajse askush nuk u kujtua për 12 janarin e vitit 1991…

ShkodraWeb 12 January, 2025
themelimi pd shkoder 2025

Me 12 janar 1991, do të themelohej zyrtarisht në Shkodër dega e Partisë Demokratike. Ishte një ditë dimri edhe asokohe, kur pak burra e gra guxuan ti bashkohen edhe publikisht partisë së parë opozitare në vend pas 45 viteve diktaturë të egër komuniste.

Sot, teksa shënohet 34- vjetori i themelimit të PD Shkodër, thuajse askush nuk është kujtuar. Nuk është njoftuar asnjë aktivitet, asnjë konferencë e thjeshtë për mediat, të paktën për të falenderuar të parët. Në rrjetet sociale, bie në sy një publikim i Ervin Gjinit, i cili kujton këtë datë dhe kujton të parët.

“12 janar 1991! Gëzuar ditëlindjen PD Shkodër! Respekt dhe mirënjohje për Pjetër Arbnorin, Surri Dizdarin, Xhemal Uruçin, Alfons Grishajn, Edmond Bushatin, Arben Brocin, Zhani Sekujn, Kolec Ndojën, Lilian Idrizin, Eduard Perjakun, Fran Gjergjin, Nikolin Thanën, grupin themelues dhe Mark Mhillin për hapjen e dyerve të shtëpisë së tij si seli e mbledhjes së parë.”, shkruan Ervin Gjini.

Ndërkohë, që kjo datë e rëndësishme për Shkodrën, të mos kalojë pa u kujtuar sidomos për brezat e rinj, po përcjellim më poshtë një dëshmi të të nmdjerit Eduard Grishaj, publikuar në 2016. Përveç se ndër protagonistët e atyre ditëve bashkë me vëllanë Alfons Grishaj, Edi u nderua nga presidenti i Republikës me Medaljen e Artë, Pishtar i Demokracisë.

Jehona e erës demokratike që fryu në vitin 1989 në Europën Lindore ish- komuniste, u ndje edhe në Shqipëri, dhe veçmas në Shkodër. Teksa rregjimet diktatoriale në vendet i ish traktatit të Varshavës, po shembeshin një e nga një, në Shkodër, një grusht burrash kishin marrë vendimin të organizonin një demostratë paqësore, me objektiv kryesor rrëzimin e bustit të dikatorit Stalin, që gjendej në mes të qytetit, si shenja më kuptimplotë e terrorit shtetëror komunist, i cili në Shkodër më shumë se kudo, për afro gjysëm shekulli, kishte vënë nën thundrën e përndjekjes një popull të tërë duke vrarë, burgosur e internuar, plaçkitur e sekuestruar, të gjithë elementin opozitar. Demostratës së 14 Janarit, Diktatura iu përgjigj me barbarinë e saj: mbi 160 qytetarë të arrestuar e torturuar, duke shkuar deri në dënime ekstreme me akuzën e veprimtarisë armiqësore kundër pushtetit popullor, ndërkohë që publikisht e kishte mohuar si fakt të ndodhur. Edhe pse nën terrorin e egër shtetëror i cili tashmë po mbante të angazhuar për patrullim e vigjilencë deri pensionistët veteranë, Shkodra vazhdoi të qendronte duke pritur rastin e rradhës për të demostruar edhe njëherë etjen e saj për liri dhe demokraci. Demostrata e 16 Qershorit, ishte një tjetër sinjal i qartë ndaj diktaturës, e cila, e mbetur pothuajse e vetme nuk kishte asnjë shans të mbijetonte përballë një ndryshimi rrënjësor të botës.
Diktatura nuk u ndal të reflektonte as para ngjarjeve të ndodhura në bllokun e ambasadave të huaja. Qytetarët që çanë hekurat e izolimit u quajtën jashtëqitje, ndërsa Shqipëria, as lindje as perëndim, duke dëshmuar se arroganca politike kishte mbërritur në fazën e fundit të degjenerimit, atë të shterpësisë.

Në të hyrë të dimrit, Shkodra i mbajti sytë e zemrat hapur ndaj ngjarjeve të pritshme studentore. Informacionet që vinin nga Tirana përcillnin shpresë se një lëvizje me përmasa mbarëshoqërore ishte në prag të shpërthimit. Dhe jo rastësisht, në krye të kësaj lëvizjeje, që në orët e para, do të shquheshin shumë studentë shkodranë: Tefalin Malshyti, Arben Broci, Shenasi Rama, Edmond Bushati, Adrian Paci, Alban Pici, Arben Lika, Arben Muça, Arben Okaj, Arben Ibro e dhjetra studentë të tjerë, jo më pak të rëndësishëm.

Shkodra, duke vlerësuar sinqeritetin e kësaj lëvizjeje, u gjend që në orët e para në mbështetje të saj. Që me shpalljen e themelimit të Partisë Demokratike me 12 Dhjetor, nga Shkodra merr pjesë në mitingun e organizuar në Qytetin Studenti Z. Pjetër Arbnori. Ai takon disa nga drejtuesit nismëtarë, duke parashtruar idetë e tij të mbështetura në kulturën dhe përvojën personale. Ditët në vijim marrin kontakt me drejtuesit e PD në Tiranë Zotërinjtë Xhemal Uruçi dhe Surri Dizdari, por i pari, ngarkohet nga Qendra si person kontakti.

Ndërsa në Shkodër, me 13 Dhjetor, zhvillohej demostrata antikomuniste që do të kulmonte me shembjen e bustit të diktatorit Hoxha, Z. Kolec Ndoja në emër të një grupi të rinjsh antikomunistë, merr kontakt me drejtuesit e PD në qendër. Krahas pajisjes me autorizim nga Azem Hajdari, ai ngarkohet të sjellë në Shkodër 50 kopje të Statutit dhe Programit minimal të PD, të cilat u shpërndanë nga Z. Eduard Grishaj në datat 14-15-16 ndër intelektualë me bindje antikomuniste në Shkodër. Po me 13 dhjetor, lexohet në mjediset e Shkollës Artistike Prenk Jakova një kopje e programit, sjellur në Shkodër nga studentët e Institutit të Lartë të Arteve Arben Muça, Adrian Paci, Vahid Çoku dhe Andi Hila. Të drejtuar nga Shenasi Rama, grupi i studentëve, nën terrorin e strukturave shtetërore zhvillojnë takime me studentë të Institutit Luigj Gurakuqi, me nxënës shkollash të mesme, me qytetarë dhe krerë të institucioneve fetare.

Diktatura edhe kësaj rradhe iu përgjigj egërsisht demostratës me arrestime pas mesit të natës të kryera nga forca të shumta policore të ardhura nga Kryeqyteti. Disa nga demostruesit, nisur nga përvoja e hidhur historike dhe agresiviteti me të cilën po kryhej operacioni policor, u fshehën; disa morën rrugën për t’u arratisur. Në tentativën për të kaluar kufirin me Jugosllavinë, vritet nga forcat e kufirit, Olsi Lorja, njëri nga demostruesit më aktivë. Gjykata, iu vu punës për të dhënë dënime të shpejta, me akuza nga më banalet.

Pikërisht në këtë klimë, me 14 dhjetor në kulmin e një terrori shtetëror, mblidhen për herë përpara Hotel-Turizmit nismëtarët Xhemal Uruçi, Kolec Ndoja, Fran Gjergji, Ilirian Idrizi, Eduard Grishaj, Surri Dizdari, Mark Mhilli. Zoti Alfons Grishaj, për shkak të ndjekjes nga organet e Degës së Mbrendshme, nuk mori pjesë në këtë takim. Megjithëse takimi u krye në qiell të hapur u morën disa vendime të pjekura:

1.Grupi nismëtar të mblidhej çdo pasdite.
2.Mbledhjet të zhvilloheshin në banesat private që ofronin kushtet e përshtatshme.
3.Meqënëse grupi ishte i pastrukturuar u kërkua që Komisioni Nismëtar i PD në qendër të autorizonte të deleguarit për të shoqëruar procesin strukturues në përputhje me statutin.

Mbledhjet u zhvilluan rregullisht në banesat e nismëtarëve Lilian Idrizi, Mark Mëhilli dhe Nikolin Thana, i cili iu bashkangjit grupit menjëherë. Në emër të parimeve demokratike, ishte i lirë të merrte pjesë çdo qytetar që shprehte vullnetin për të aderuar në Partinë Demokratike, edhe pse respektimi i kësaj norme shpesh shkaktonte probleme. Impulse akoma më të mëdha i dhanë veprimeve ardhja e studentëve nga Tirana Edmond Bushati, Arben Broci, ndërkohë që pranë grupit të nismëtarëve u atashuan si të deleguar Shenasi Rama dhe Tefalin Malshyti. Në vazhdim grupit i bashkohen Zhani Sekuj dhe Eduard Perjaku. Njëkohësisht dhe me shumë intensitet kanë bashkëpunuar Viktor Kasneci, Tefalin Malaj, Çesk Bici, Ibrahim Bilali, Paulin Ndoja etj.

Grupi nismëtar mori përsipër të zhvillonte me sukses mitingun ku do të shpallej themelimi i degës së PD Shkodër, në përputhje me axhendën e PD në qendër. Në funksion të këtij programi, me 28 Dhjetor, në shtëpinë e Lilian Idrizit, grupi vendosi të hartonte një dokument, i cili në përputhje me ligjin për partitë politike, bënte zyrtarisht të vlefshme kerkesën që i duhej drejtuar Degës së Punëve të Brendshme Shkodër për lejen e mitingut që u la të zhvillohej me 3 Janar 1991. Mbledhja përcaktoi edhe individët që do të përshëndesnin mitingun. Pjetër Arbnori u ngarkua të përshëndeste me një mesazh të veçantë, atë të pajtimit kombëtar. Dokumenti i datës 28, është tashmë i njohur publikisht.

Realizimi i mitingut përbënte një sipërmarrje të vështirë. Nga njëra anë, Sigurimi i Shtetit përhapte zëra se Mitingu do të përgjakej për shkak të një hasmërie; nga ana tjetër, zëra që vinin nga aktivistët e një subjekti politik që priste të legalizohej, e ashtuquajtura Partia Popullore e Bashkimit Fetar, po tentonin të përhapnin në popull, idenë se PD nuk ishte tjetër veçse një derivat i Partisë së Punës. Nismëtarëve të PD në Shkodër u vjen në ndihmë një kasetë me fjalimet e mbajtura nga liderët e rinj të PD në mitingun e zhvilluar në Elbasan, e cila u shumëfishua dhe fashiti çdo hije dyshimi.

Mitingu i 3 Janarit është një nga mitingjet më madhështore të realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Mbi 75 mijë pjesëmarrës nga qyteti dhe mbarë rrethi. Ky sukses, i dha grupit nismëtar një shtysë të fuqishme për të hyrë në rrugën e zgjedhjeve me pretendimin e padiskutueshëm të fitores. Grupi në bashkëpunim me Qendrën, vendosi konstituimin me datën 12 Janar 1991. Të deleguar nga Tirana ishin Azem Hajdari, Arben Imami, Preç Zogaj dhe Arben Demeti. Disa nga aktivistët e pranishëm, Eduard Grishaj, Mark Mëhilli, në shtëpinë e të cilit zhvillohej mbledhja, Tefalin Malaj etj. vendosën të rrinin në pozitat e aktivistëve të thjeshtë, për t’i lënë vend kooptimeve të mëvonshme. I pari, megjithë insistimin e nismëtarëve të tjerë paraqiti argumentin e prezencës së vëllait të tij Alfonsit si të mjaftueshme në këtë komision, duke synuar të shmangej edhe imazhi se PD po klanizohej ende pa u ngritur mirë. Në mbledhje u diskutua gjithashtu nëse zgjedhja e Z. Pjetër Arbnori si Kryetarit i Komisionit nismëtar, me cilësinë e ish të burgosurit politik, shënonte një kalim në ekstrem, diskutim që u zgjidh nga parimi i votës. Në vijim, po me votë u zgjodh sekretar, Z. Surri Dizdari. Komisioni nismëtar përbëhej kështu nga 12 antarë: Pjetër Arbnori, Surri Dizdari, Xhemal Uruçi, Alfons Grishaj, Edmond Bushati, Arben Broci, Zhani Sekuj, Kolec Ndoja, Lilian Idrizi, Eduard Perjaku, Fran Gjergji, Nikolin Thana. Në këtë, mbledhje, me kërkesën e Z. Arbnori u diskutua edhe çështja e largimit të Z. Shenasi Rama nga Komisioni Nismëtar i Partisë Demokratike në Tiranë.

Komisioni nismëtar, bashkë me kooptimet që vijuan, udhëhoqi me sukses të gjitha detyrat që i ngarkonte koha: Ngritjen e strukturave bazë, takimet për shpalosjen e programit, përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë sipas parimit të hapjes, e mjaft të tjera, ndaj nuk ka qenë e rastit që PD e Shkodrës çoi në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e vitit 1991, 16 deputetë nga 19 zonat që kishte rrethi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Reshje bore në qarkun e Shkodrës, probleme me energjinë me energjinë elektrike në Dukagjin
Artikull pasardhës: VIDEO – Qarku i Lezhës nën “sulmin” e borës dhe stuhive, kërkohet mbyllja e shkollave në bashki…

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.