Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PD rezolutë në Parlament për të ndalur kërcënimet dhe fyerjet e zyrtarëve të lartë shtetërorë ndaj gazetarëve!!!

ShkodraWeb 23 February, 2018
vokshiAlbana2018

Nga Albana VOKSHI

Shantazhimi dhe intimidimi i Kryeredaktores së Monitor  Ornela Liperi dhe Kryeredaktorit të Panorama, Robert Rakipllari, gjatë një përballje televizive me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, dëshmon që liria e mediave në Shqipëri është e rrezikuar.

Përdorimi i gjuhës së dhunshme, shantazheve, përçmimi dhe sulmet politike ndaj gazetarëve inkurajojnë dhunë edhe fizike ndaj tyre dhe akte që ndikojnë në lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Komiteti i Stabilizim Asociimit në Deklaratën e Përbashket mes Parlamentit Europian dhe atij Shqiptar ngriti shqetësimin për ndikimin e madh të interesave ekonomike dhe politike që rrisin autocensurën dhe rrezikojnë lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve.

Personazhi i “njëmijë e një historive” korruptive me pasoja kriminale, siç ishte shfrytëzimi për vdekje i grave dhe fëmijëve në Landfillin e tij në Sharrë dhe rekordmeni i mashtrimeve u vetëdeklarua si “gjobitës” i koorporatave mediatike.

Disa herë gazetarët kanë denoncuar ndërhyrjen direkte të Kryetarit të Bashkisë Tiranë në politikat editoriale dhe detyrimin e turpshëm për të transmetuar kasetat e tij pa dubla gjatë xhirim-mashtrimeve nëpër skutat e Kryeqytetit.

Në cilën kullë të pushtetit jeton Erion Veliaj që shantazhon gazetarët, duke gërmuar jo vetëm në jetët e tyre personale, por duke iu bërë edhe biografinë e punëdhënësve të tyre?!

Kjo sjellje përbën një agresion të paprecedent dhe përdorim të gjuhës poshtëruese dhe çnjerëzore ndaj gazetarëve, kopje e shëmtuar e ŔAMES në një sjelljeje që nxit dhunë dhe urrejtje.

Në mbështetje të nenit 98 dhe 99 të Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debati në Kuvend për sjelljet e papranueshme dhe të paprecedenta ndaj gazetarëve të zyrtarëve të lartë shtetërore në Shqipëri.

Në mbështetje të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratie do të dërgojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë edhe të një Projekt Rezolute për dënimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe poshtëruese ndaj gazetarëve, si dhe njohjen e rolit të pazëvendësueshëm të medias së lirë në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. /Publikim në Facebook i deputetes së PD-së Albana Vokshi/

Post navigation

Previous: Aksidenti me dy të vdekur, policia mbyll dosjen hetimore: Asgjë më shumë se një tragjedi rrugore
Next: Këshilli Bashkiak i Shkodrës dënon aktin ndaj trainerit Gjoka, i jep mbështetje të plotë atij dhe Klubit

TË FUNDIT

lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lorenc luka sali berisha 2026

OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?!

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.