
Lirimi i ish deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze.
Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku.
Lirimi i Mark Frrkut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri!
Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më! /Deklaratë për mediat e Partisë Demokratike/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!