
Partia Demokratike Malësi e Madhe nuk ia del të zgjedhë kryetarin e saj. Edhe pse ishin paralajmëruar të zhvilloheshin ditën e sotme, zgjedhjet për kreun lokal të demokratëve malësorë, nuk janë zhvilluar.
Të deleguarit e Kryesisë qendrore të PDSH- së Ledina Mandia dhe Bardh Spahia, e kanë konsideruar të paarsyeshëm vijimin e procesit zgjedhor. Ky pozicionin ka ardhur pas konstatimit të qendrimeve brenda grupeve të antarëve të PD Malësi e madhe.
Në vijim, është kryer konsultimi me slinë blu në Tiranë nga ku është rëdnë dakort që zgjedhjet e planifikuara për ditën e sotme, të zhvillohen në një datë tjetër që do të caktohet nga KOKOE i PD- së.
Vlen të thesohet se është hera e qydtë që zgjedhjet për kreun e PD Malësi e Madhe anulohen. Herën e parë, me 25 prill 2022, ato u analuan pas akteve të dhunës në qednrën e votimit. Në to zgjedhje kandidonin Mimoza Rexhvelaj, Isa Ramaja dhe Fredi Sterkaj.
Ditën e sotme, kandidonin vetëm dy persona, Gjovalin veshtaj dhe Xhulio Çekaj dhe për të mos krijuar përçarje brenda demokratëve malësorë, u vendos që procesi i votimit të mos zhvillohej. Malësia e Madhe është e vetmja që nuk ka përfunduar akoma procesin e Rithemelimit, ashtu siç ka ndodhur në 60 bashkitë e tjera të vendit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!