“Kinoshqupi nuk nxori asnjë fjalë”, PD i përgjigjet Ramës : “Gjeneral” Lleshi është vetëm “ushtar Lleshi” i Ramës…

Loading...

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, pas deklaratës së kryeministrit Rama nga foltorja e Kuvendit, që theksoi mes të tjerash, se për Sandër Lleshin, emri që nuk bindi dot Presidentin, as opozita nuk gjeti dot asnjë fjalë kundër tij.

Numri dy i PD-së, Edi Paloka reagoi me një shënim në faqen e tij në Facebook, duke thënë se opozita në fakt bëri akuzen me të rënde për Lleshin. “Per Lleshin e Rames, deklaruam se “gjeneral” Lleshi eshte vetem nje “ushtar Lleshi” i Rames, kokes se krimit ne Shqiperi”- shkruan Paloka.

Reagimi i Palokës

Rama sot nxorri si “argument” ne mbrojtje te Lleshit mossulmimin e tij nga opozita !!!
Ne fakt ne beme akuzen me te rende per Lleshin e Rames, deklaruam se “gjeneral” Lleshi eshte vetem nje “ushtar Lleshi” i Rames, kokes se krimit ne Shqiperi.

Loading...