
Shkruan në Facebook kandidatja për deputete e PD- ASHM për qarkun Shkodër, Senada Mehmeti: Sot nisëm ditën në Shkodër me deputetin Helidon Bushati, drejtuesin politik Luciano Boçi, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe qytetarë të angazhuar.
U dëgjua qartë një zë i përbashkët: dëshira për ndryshim është më e fortë se kurrë. Qytetarët janë të lodhur nga premtimet boshe dhe keqqeverisja, ata kërkojnë veprim, drejtësi dhe zhvillim real.
Diskutuam gjatë për dështimet e qeverisë, për nevojën urgjente për ndryshim dhe për vizionin tonë për një Shkodër që respekton qytetarin, ligjin dhe punën e ndershme.
Partia Demokratike është e vendosur të jetë zëri dhe forca e këtij ndryshimi. PD është në krah të qytetarëve — për t’i dhënë fund keqqeverisjes dhe për të rikthyer shpresën.