PD dhe LSI kane bashkuar votat duke rrezuar nje kerkese te dy anetareve te PS-se ne KQZ per ti hequr mandatin kryebashkiakut te Mallakastres, Agron Kapllanaj per shkak se e kap ligji i dekriminalizimit.
Anetaret e PD dhe LSI vleresuan se per kete ceshtje eshte diskutuar njehere ne 2016 dhe KQZ ka mbajtur nje qendrim qe mandati nuk duhet ti hiqej.
Dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, depozituan në KQZ kërkesën për të hequr mandatin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, bashki e fituar nga Partia Demokratike.
Kërkesa e dy anëtarëve të mbështetur nga Partia Socialiste ishte në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe dy anëtarët e KQZ pretendojnë se Agron Kapllanaj është dënuar në Itali, në vitin 1995, për veprën penale “vjedhje”.
Këtë fakt kryebashkiaku i Mallakastrës e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit kur fitoi mandatin në vitin 2015. Sipas Kodit Penal Italian, neni 624, thuhet se “kushdo që i merr tjetrit sendet me forcë dhe në fund merr përfitimin për vete apo për të tjerët, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet dhe me gjobë nga 150 euro deri në 516 euro”.