Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bërë bashkë për herë të parë votat në Këshillin Bashkiak në Durrës, duke rrëzuar paketën fiskale. Kjo paketë kishte ardhur si propozim i Partisë Socialiste, por nuk ka gjetur aprovimin e opozitës. Kanë qenë 20 votat kundër të PD dhe LSI, që kanë rrezuar propozimin e këshillit bashkiak. Por këtij propozimi kanë votuar 19 anëtarët socialistë dhe një votë ishte abstenim. PD dhe LSI kanë bëre propozime që nuk janë marre parasysh. Ndër propozimet ishte dhe ulja e tarifave vendore në bashki.