
Opozita nisi sot bojkotin e komisioneve parlamentare pas mbledhjes së djeshme ku kërkoi mosbindje civile nga ana e qytetarëve. Në komisionin e Ekonomisë munguan deputetët e Partisë Demokratike dhe ai i LSI-së, Përparim Spahiu. Por ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja në komision e deputetit Edmond Haxhinasto.
Ish- ministri i Transporteve i cili është shprehur pro vendosjes së tarifës 5 euro për kalimin në rrugën Durrës- Kukës gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ishte i pranishëm kur deputetët socialistë po diskutonin për ratifikimin e dy marrëveshjeve.