Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Patozi: Basha ju ul ne gjunje Metes ,por u hodh ne krahe Rames…

ShkodraWeb 26 July, 2017
Nuk kanë kaluar shumë ditë që Basha u rizgjodh në krye të PD-së, e megjithatë Patozi me sa duket nuk ka ndërmend të dorëzohet duke qenë tij dhe drejtimit që Basha, sipas Patozit, po i jep Partisë Demokratike.
Kështu, para pak momentesh Astrit Patozi ka reaguar edhe njëherë mjaft ashpër ndaj Bashkës, duke e quajtur si njeriun më të kompromentuar në rolin e politikanit, i cili akuzohet për një pazar të mbyllur me Edi Ramën.
Ndër të tjera Patozi thekson: Nëse e ka fjalën edhe për LSI-në, Lulzim Basha duhet të shprehet se çfarë ka ndryshuar tek ai, që një javë para 18 majit vajti e iu ul në gjunjë Ilir Metës (tek ai takimi i famshëm, që nuk u mbajt dot i fshehtë) dhe pastaj u hodh në krahët e Ramës, duke identifikuar partinë e presidentit si shënjestrën kryesore të fushatës.
Statusi i plotë i Patozit
ËSHTË LULZIM BASHA NË PROVË, JO OPOZITA
Dëgjova sot Lulzim Bashën të merrte ne dorë skeptrin e opozitës dhe të përcaktonte kushtet, që duhet të plotësonte dikush për t’u pranuar të luftonte me qeverinë nën flamurin e tij.
Dhe mendova se sa të fyer duhet të jenë ndjerë ata burra dhe gra, me qindra mijëra kudo në Shqipëri, të cilët kanë zgjedhur të jenë kundërshtarë me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste në katër vitet e ardhshme.
Nuk ka asnjë kategori opozitari sot në Shqipëri që të pranojë Lulzim Bashën për juri të vlerësimit të aktivitetit të tij dhe kjo nuk ka të bëjë me asnjë paragjykim për të. Kryesisht për meritë të tij, Partia Demokratike ka humbur shumë nga pesha e saj specifike në parlament e kudo, ndonëse ende në numra ajo mbetet si forca më e madhe e opozitës edhe sot.
Por nganjëherë numrat nuk të ndihmojnë, sepse në politikë shpesh marrin më shumë vlerë kauzat dhe morali.
Lulzim Basha është sot, që po flasim, politikani më i kompromentuar në Tiranë, i cili akuzohet nga të gjitha anët për një pazar të mbyllur dhe okult me Edi Ramën. Edhe në mos qoftë ashtu, siç flitet gjerësisht, marrëveshja e 18 majit ishte e tillë që fundosi përfundimisht shpresat e Partisë Demokratike, por edhe të çdo partie dhe fluksi që sot është në opozitë, për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ndaj edhe Lulzim Basha sot nuk është në borxh deri në fyt vetëm me demokratët, të cilët i çoi me duart e veta në kasaphanën e Edi Ramës, por edhe me të tjerët. Dhe në këto rrethana, ai mund të jetë njeriu i fundit që mund të përcaktojë rregullat e opozitës, e aq më pak të klasifikojë se cilët janë ose jo kundërshtarët e qeverisë./joq.al/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Ja 5 shifrat qe do te percaktojne te ardhmen e popullsise njerezore
Artikull pas: Mbante arme dhe bombola gazi ne banese, shqiptari shkonte ne bregdet dhe…

TË FUNDIT

salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.