
Arrestohet ish- zyrtarja e kryeministrisë, Alda Klosi.
Bëhet e ditur se mbrëmjen e sotme (e premte) Policia ka lëshuar urdhrin e ndalimit nga Prokuroria.
Alda Klosi është arrestuar pas një dëshmie të pastrueses Rozeta Dobi.
Mësohet se ndaj Klosit rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.