“Pastrimi i madh nuk bëhet sa hap e mbyll sytë”, Edi Rama: Reforma në drejtësi do kohën e vet…

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “me “KÇK”-në “kemi punë jo të lehtë, sepse çerek shekulli nuk mendoi njeri të bëhet reformë në drejtësi”.


Gjatë inspektimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për shërbimet online, duke iu përgjigjur interesimit të një qytetari lidhur me shqetësimin për pezullimin e gjyqeve që kanë lidhje me pensionet, Kryeministri Rama theksoi se “tani reforma në drejtësi po bëhet, por do kohën e vet sepse gjithë ai pastrim i madh nuk bëhet dot sa hap e mbyll sytë e para, e dyta nuk jemi në komunizëm, jemi në demokraci”.

“Pavarësisht gjithë poshtërsive që bëjnë ata, ne nuk e kemi të drejtën të ndërhyjmë më forcë në punën e tyre. Është reforma, pastrimi, ndërtimi i institucioneve të reja, garantimi që ata që do të mbeten aty do të jenë njerëz me integritet që do të sjellë këto që kërkojmë ne, ndryshe nuk bëhet”,- nënvizoi Rama.

Qeveria po përgatit paketën ligjore që pritet të quhet anti-KÇK për të goditur pasuritë e të gjithë atyre që në mënyrë të dyshimtë i kanë shpëtuar drejtësië e kanë përfituar pasuri nga kr.imi. Të gjithë ata duhet të kthehjnë gjithçka pas, ndërsa subjekt i kësaj paketë do të jenë edhe prokurorët e gjyqtarët që kanë favorizuar kr.iminelët në ‘grahmat’ e fundit të vettingut.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!