“Pasi e përplasa ndalova, por kur e pashë…”, i mori jetën 36 vjeçarit nga M.Madhe, vihet në pranga italiani…

Një aksident fatal mbrëmjen e 19 janarit i mori jetën 36 vjeçarit shqiptar Franko Gjinaj me origjinë nga Malësia e Madhe, në provincën që lidh Orbasanon me Stupinigi, në zonën e Torinos. Pas aksidentit shoferi 34-vjeçar, nga Giaveno u largua nga vendngjarja, duke thënë “unë u tremba dhe prandaj u largova”.


Nga hetimet e policisë rezultoi se personi në timon, nuk e kishte parë 36-vjeçarin që po kalonte rrugën në një vend ku nuk kishte ndriçim dhe as vendkalim për këmbësorë, pasi kishte mjegull të dendur.

Ai i tha policisë se ndaloi 300 metra larg vendit të aksidentit dhe më pas u kthye mbrapa, por kur pa një person të pajetë në anën e rrugës, e zuri paniku dhe u largua.

Hetuesit e gjurmuan autorin falë pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të zonës dhe dëmtimit të logos Volkswagen të makinës, copëza që ishin gjetur në vendin e ngjarjes.

Gjatë punës së tyre për kapjen e autorit, policia gjeti makinën, të dëmtuar dhe me gjurmë gjaku në një garazh. Burri e kishte marrë atë për ta riparuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!