Pas zgjedhjes së kryetarit, PD nis mbledhjen e forumeve të tjera, pritet rifreskim i strukturave drejtuese

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e premte për miratimin e metodologjisë së analizës për atë që ajo e konsideron si masakër zgjedhore të 25 prillit.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

1.Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.
2.Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

ShkodraWeb Channel

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

ShkodraWeb Channel

Open

Close