
Mendohet se do të jetë Andre Vijash-Boash trajneri i cili do të marrë drejtimin e Real Madridit pas largimit të francezit Zinedin Zidan.
Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike “The Sun” bëhet me dije se ekipi spanjoll është duke e marrë seriozisht emrin e ish trajnerit të Çelsit dhe Totenhemit. Andre Vijash Boas është larguar tashmë nga ekipi që drejtonte duke qenë i lirë për të nisur një aventurë të re.
Pas shumë emrave si Jurgen Klop. Joakim Lëv apo Maurisio Poketino duket se në “pole position” është portugezi Vijash-Boash.