
Partia Demokratike është gati për zgjedhjet e ardhshme, për fitoren e padiskutueshme me 25 prill, nga ku do të nis ringritja e vendit dhe ndryshimi që presin sot shqiptarët.
Sot prezantuam drejtuesin e fushatës elektorale për Qarkun Shkodrën, z. Helidon Bushati. Prezantimi u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, z. Gazment Bardhi.
Garantuam se strukturat dhe grupet e punës janë të frymëzuara për të arritur rezultatet të shkëlqyera në Malësinë e Madhe.
Të gjithë bashkë do të kthejmë shpresën tek qytetarët tanë. Malësia e Madhe është braktisur nga Qeveria dhe është përgjegjësia jonë të sjllim ndryshimin dhe shpresën. Ditë të vështira kemi përballuar në këto 8 vite nga keqqeverisja dhe braktisja nga qeveria, njerëzit janë lodhur, ndaj do të sjellim ndryshimit.
Sot Malësia e Madhe dhe i gjithë qarku i Shkodrës është gati t’i prijë fitores së PD dhe ndryshimit për Shqipërinë. /Publikuar në Facebook nga kryetari i PD-së M.Madhe Anton KOKAJ/