Pas sherrit në familje, i riu vret 10 persona dhe plagosi 11 të tjerë, masakër në Malin e Zi nga një 34- vjeçar…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Malin e Zi, ku një 34-vjeçar, Vuko Boriloviç, ka qëlluar për vdekje të paktën 10 persona.

Sipas të dhënave të mediave malazeze, sulmuesi nga Cetinja, pas një sherri në familje, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në lagjen Medovina ku jetonte.


11 persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 10 janë plagosur nga të shtënat masive që ndodhën sot rreth orës 16:00 në Cetinje.

I vdekur ka mbetur edhe autori, pasi hapi zjarr ndaj disa personave, mes tyre edhe policë.

Autori i ngjarjes, Vuko Boriloviç

Sipas informacioneve ende jozyrtare, sulmuesi qëlloi disa persona në vendbanimin Medovina pas një debati në shtëpinë e familjes.

Mes të plagosurve është edhe një polic. Sipas informacioneve të marra nga Pobjeda, sulmuesi nuk ka të kaluar kriminale. Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë rast.