Pas Prokurorisë së Përgjithshme edhe SPAK i kthen përgjigje Presidentit Meta për verifkimin e qeverisë “Rama 3”

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kthyer përgjigje Presidentit Ilir Meta, pas kërkesës që ky i fundit kërkoi informacion për ministrat e qeverisë së re. Kërkesa në fjalë bëhej për të evidentuar nëse ndonjë prej këtyre zyrtarëve janë duke u hetuar apo jo nga Prokuroria.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme,” -thuhet në përgjigjen e SPAK.


Kujtojmë se afati i fundit që prokuroria duhej të kthente përgjigje ishte 15 shtatori, ndërkohë që SPAK është përgjigjur një ditë para.