
Pas presidentit, mësohen edhe emrat e antarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF- së. Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, bashkë me presidentin Duka, do të jenë “qeveria” e futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme.
Shkodra do të vazhdojë të përfaqësohet me Fatbardh Jerën, ndërsa më i votuari ka rezultuar Arben Dervishaj dhe Lutfi Nuri, që konfirmohen në këtë organizëm. E veçantë është edhe prania e dy gazetarëve të njohur, Anila Basha dhe Pano Xhixho. Basha do të jetë e vetmja femër në këtë institucion.
Pjesë e “qeverisë” së futbollit do të jetë edhe një politikan. Gjergji Petro ka qenë kandidat i LSI- së për zgjedhjet e vitit 2017. Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF- së janë:
Armand Duka (Si kreu i FSHF-së)
Arben Dervishaj 39 vota
Lutfi Nuriu 39
Abdyl Kuriu 38
Ervin Canollari 37
Pano Xhixho 36
Fatbardh Jera 35
Anila Basha 35
Ylli Ҫekiҫi 34
Gjergji Petro 34
Envi Hicka 30




