Pas pesë miqësoreve të lehta, Vllaznia po përgatit një super përballje, ja cili do të jetë kundërshtari i kuqebluve

Pas 5 ndeshjeve miqesore pergjithesisht te lehta, duket se ka ardhur momenti qe Vllaznia te provoje veten ne nje sfide te vertete.


Per kete arsye drejtuesit e saj jane duke menduar qe gjate kesaj jave te luajne nje miqesore me nje ekip te Superliges dhe gjasat qe perballe tyre te jene as me pak dhe as me shume por kampionet e Tiranes.

Palet mesa duket kane rene dakord me njera- tjetren dhe miqesorja eshte lene per t’u luajtur diten e premte.

Tashme mbetet per t’ u vendosur vetem nese ajo do te luhet ne Shkoder apo ne Tirane. Gjasat jane qe kjo ndeshje te luhet ne kryeqytet dhe shkodranet e kane pranuar kete gje.

Vllaznia deri tani ka luajtur pese ndeshje miqesore, nga te cilat ka fituar tre, barazuar nje dhe humbur nje.

Me sfiden ndaj Pogradecit u mendua se u mbyll seria e miqesoreve por shtyrja e nisjes se kampionatit beri qe te krijohet mundesia per ndonje miqesore tjeter.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel