Mjeshtri i Madh Sandër Ruçi, aktori i njohur i humort shqiptarë, është përfshirë në një aksident mjaft të rëndë. Kaq enë vetë Sandri që përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar lajmin. Siç e pohon vetë, ka mbërritur pa ndjenja në spital, por falë mjekëve gëzon shëndet të mirë dhe del nga spitali sot. Në postimin e tij në Facebook, Sandër Ruçi shkruan:
“Lavdi zotit që me la me jetu , dje u perfshiva nga nji aksident i jashtezakonshem dhurate nga nji meso gru që kishte hupë kontrollin e makinës se saje e po ua merrte hakun të tjerave që po shkonin në punë të Tyne e i muer si Cunam perpara , kte e mora vesht sot nga miqtë që erdhen me më pa por edhe nga rapporti i policisë masi une kishe mrrite pa ndjenja e ne lajmin e pare u konsiderova i dekun , pooor. Zoti i madh zemra e mire mjeksia nji pllame nen zotin hatri i fmive nipave miqve etj jam krejt mire jam cikate sigurisht në menyrë siperfaqsore por te gjitha organet jetesore të kalueme nepër të gjitha aparaturat qiellore që që ky vend I bekuem ka tregojne ne prefeksion fizikun e kondicionin tim sot , neser dal prej spitalit duke e da me ju miq kte bekim prej zotit , lavdi zotit e zoti bekofte Ameriken ju e Shkodren tonë që nuk me privoi me ardhe me ju pa. Sander Ruçi ,Memorial hospital Jacksonville Florida.
Me 7 Dhjetorit 2018 , zoti bekofte Ameriken e Shkodren teme ,”.
ShkodraWeb i uron shërim të shpejtë Mjeshtrit të Madh Sandër Ruçi dhe e përshëndet me një shprehje të njohur shkodrane: Jetëgjati nuk bëhet kurrë jetëshkurtër! Jetë të gjatë dhe të presim në Shkodër, sa më parë!