
Ndarja e prezantueses Bora Zemani me DJ Vin Veli u përfol shumë në mediat rozë dhe në rrjetet sociale. Së fundmi Bora ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku rrwfeu se Vin Veli është gabimi më i bukur i jetës së saj.
E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi nëse tani që ka Arborin është bërë pishman apo jo, Bora u shpreh se pikërisht për këtë arsye Vin Veli është gabimi më i bukur dhe do vepronte njësoj sikur 1 mijë jetë të kishte.
“Absolutisht jo, e quaj gabimin më të bukur të jetës Vinin. Po të kthehesha pas në kohë, ndoshta shumë gjëra do t’i ndryshoja tek vetja, por Vinin jo. 1 mijë jetë të kisha në të 1 mijë jetët do gaboja njësoj, që të kisha Arborin”, u shpreh Bora.