Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pas Llallës dhe Doshit a e ka rradhën Meta të shpallet “non grata” nga SHBA…?!

ShkodraWeb 16 April, 2018
llallaDoshiMeta

Pas ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, tashmë një tjetër shqiptar është ndaluar të hyjë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një politikan shumë të njohur, më shumë për shkak të filantropisë së tij të spikatur dhe të pasurisë. Për hir të realitetit, këtë të fundit- pra pasurinë, të vënë para se të ndërmerrte rrugën e politikës në 2005- ën.

Ndërsa i pari- Adriatik Llalla ka kaluar në poste të larta si ILDKPI dhe Prokuroria përmes emërimit nga Kuvendi, Tom Doshi ka kaluar përmes votës direkte të qytetarëve të qarkut të Shkodrës. Kështu, në vitin 2005 mposhti PD-në në bastionin e saj në Nëshkodër duke u përballur “kokë më kokë” me Valentin Palin. Ishte koha kur PD do të vinte në pushtet për të qëndruar për 8 vite rradhazi. Ishte një periudhë kur Doshi kaloi në të gjitha sitat e mundshme të agjensive ligjzbatuese, pse jo edhe me paragjykim. Për rreth 1 muaj gazeta e partisë në pushtet hapi faqen e parë të saj me akuza për deputetin socialist. U bënë të gjitha kontrollet e mundshme, horizontale e vertikale, direkt e indirekte, nga Shqipëria deri në Australi. Përgjatë viteve në politikë, thuajse çdo vit Tom Doshi ishte subjekt i kontroll- verifikimit të pasurisë nga strukturat e shtetit, me përfshirje në disa raste edhe të Prokurorisë. Deri në këtë moment, nuk ka asnjë akuzë të vertetuar nga ato të artikuluara më së shumti nga foltoret politike.

Në vitin 2009, kur PD ishte në pushtet dhe po përgatitej të niste mandatin e dytë, Tom Doshi udhëhoqi fushatën e PS-së në Shkodër duke i dhënë PS-së 4 deputetë, këtë herë si pjesë e listës shumë emërore.

4 vite më pas, Tom Doshi i dha PS-së dhe të majtës atë që u konsiderua “fitore spektakolare”, duke bërë përmbysjen e madhe 6 – 5 në favor të koalicionit që do të qeveriste vendin, duke nxjerrë PD-në në opozitë.

Ato që mund të quhen “telashe” për Doshin nisën në marsin e vitit 2015, rreth 3 vite më parë. Deputeti socialist akuzoi Ilir Metën si ideator të një atentati kundër tij dhe deputetit demokat Mhill Fufi. Historia në fjalë tanimë është e njohur për publikun dhe po vazhdon. Kuvendi nuk ngurroi ti heqë imunitetin për një akuzë vertetë qesharake “dëshmi të rreme” që nuk duhet të arrestohet asnjë qytetar i thjeshtë. Jo vetëm kaq, prokurori Adriatik Llalla i vendosi edhe prangat, e la në paraburgim për 2 ditë dhe disa kohë më pas në arrest shtëpie. Standart, që pavarësisht akuzave shumë të rënda, Kuvendi nuk e ndoqi për ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Kur Doshit iu hoq imuniteti dhe u arrestua, ambasada e SHBA e përshendeti vendimin. Por kështu nuk ndodhi në rastin e refuzimit të bërë nga Kuvendi për ish- ministrin e Brendshëm Tahiri.

Si për ironi të fatit, edhe Lalla edhe Doshi, janë penalizuar nga DASH për të njëjtin motivacion “afera madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut” që sipas gjasave janë standart nga DASH. Edhe sot, Doshi e ka akuzuar Llallën si të përfshirë në korrupsion, ndërsa për vete është shprehur i qetë duke ja lënë në dorë gjykatës verifikimin e akuzave për korrupsion.

Vetëm para pak muajve, në qershor 2017-të Tom Doshi u rizgjodh deputetet për të katërtën herë. Nuk kishte as siglën e PD, as të PS dhe as LSI. Një sigël modeste në Shkodër, siç ishte PSD, i dha Doshit mandatin. Pavarësisht sulmeve të hapura ose të fshehura politike, pavarësisht gjyqit që vijon ti zvarritet prej 3 vitesh tashmë, ai vazhdoi të qëndrojë në Kuvend.

Llalla dhe Doshi ishin dy nga tre personazhet “kryesore” të atentatit që deputeti i Shkodrës denoncoi në mars 2015. Ka edhe një personazh tjetër, i cili tashmë është në krye të shtetit, presidenti Ilir Meta. Pa përmendur personazhe “dytësore” si Tahiri apo kryeministri Rama. Edhe kreu i shtetit përmendet në një letër që Llalla i ka drejtuar Kongresit Amerikan, ku përsëri përmendet ambasadori amerikan në Tiranë që i ka kërkuar prokurorit të Republikës arrestimin e Ilir Metës, në atë kohë kryetar i Kuvendit. Nuk është e qartë nëse kjo kerkesë (sipas Llallës) u bë para apo pas publikimit të atentatit ndaj Tom Doshi. Në parantezë, Doshi e akuzoi në atë kohë Llallën si vegël të Ilir Metës… Normalisht Lu ka përgenjeshtruar ndërsa ka nxituar të realizojë një takim me Metën në Presidencë. Pyetja që ngrihet është: A do ti ndalohet edhe Ilir Metës hyrja në SHBA? Po Saimir Tahirit? Sepse kjo për edi Ramën nuk mund të ndodhë…sepse është në pushtet ekzekutiv! /Shënim i Shkodraweb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Përleshje brenda burgut, vriten 7 persona dhe plagosen 17 të tjerë
Artikull pasardhës: Elvana “në qiellin e shtatë” për klipin e ri por…i grabisin dokumentet

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025 0
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024 0
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024 0

TË FUNDIT

  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
vis krymbi 15 prill 1979

NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.