Pas hedhjes së bojës në Kuvend, Paloka- Rama batuta në distancë me njëri- tjetrin…

Deputeti i PD-së, nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së ndodhur në Kuvend, teksa ai spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që byroja e përjashtoi me 10 ditë.

“Kam dëgjuar e lexuar si komente se kjo ishte një hakmarrje e Palokës. Nuk ishte hakmarrje e Palokës, është hakmarrje e shqiptarëve që përditë fyhen e vidhën nga një kryeministër arrogant e i pacipë”- tha ai.

Sa për vendimin e Gardës dhe Policisë që ka nisur procedimin ndaj tij, Paloka ka thënë : “As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë akoma”.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas njollosjes me bojë në fytyrë nga deputeti i PD, Edi Paloka.

Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se opozita në Shqipëri ka marrë formën e një Budallallëku Universal dhe sipas tij si program ka bojën e Palothës, duke ironizuar në këtë mënyrë serish të folurën e tij.

Reagimi i Ramës në Facebook:

Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës👎.

Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit

Loading...

Më shumë artikuj nga ShkodraWeb:

KQZ akuza Qeverisë: Po përdor infrastrukturën shtetërore për fushatën elektorale…

MINUTA E FUNDIT/ Mbërrin në gjykatë polici i video- skandalit të Malësisë së Madhe, ja çfarë do të kërkojnë palët në gjykim… (video)

DETAJET/ Shën Valentin i trishtë sot, gjendet e pajetë afër liqenit 49- vjeçarja- dyshimet e para të policisë…

Close