NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Pas gjashtë muajsh i shpallur në kërkim, vetëdorëzohet ish- kreu i ALUIZNIT, duhet të qendrojë në shtëpi pasi…

Ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit, Flamur Gjuzi, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre është vetëdorëzuar në polici. Gjuzi ishte shpallur në kërkim prej 6 muajsh dhe pas dorëzimit me ndërmjetësim, gjykata e Durrësit në gjyqin e zhvilluar një javë më parë e ka lënë në arrest shtëpie. Ish-zyrtari i ALUIZNI-t ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.


Ne bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentet e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.