Pas “Gjakmarrja në prozën shqipe”, shohin dritën e botimit dhe dy drama të lëna në dorëshkrim nga Eduard Grishaj

Eduard Grishaj “rikthehet” përs[ri mes miqve të tij me një tjetër borim të rëndësishëm. Pas promovimit të librit të parë të tij “Gjakmarrja në prozën shqipe”, tashmë shohin dritën e botimit edhe dy vepra të Edit. Dramat “Muri” dhe “Nënshtetasi” të lëna në dorëshkrim nga Grishaj, tashmë janë në duart e lexuesve.

Lajmin e ka dhënë përmes një publikimi në rrjetet sociale Mirela, bashkëshortja e Edit tonë. Në paak rreshta, ku dallohet qartë emoscioni, Mirela shkruan:


“Kam kënaqësinë të ndaj me miqtë tanë e dashamirësit e librit një emocion të veçantë:

Dy nga dramat e Edit, “Muri” dhe ” Nënshtetasi” (lënë në dorëshkrim) po shohin sot dritën e botimit përmes librit të tij më të ri, që sapo ka dalë nga shtypi.”.

Tashmë mbetet që këto drama, pasi u publikuan, pse jo të vihen edhe në skenë. Është detyra e regjisorëve, krijuesve të marrin në dorë këto vepra të Edit, ndërsa të tjera në dorëshkrim, do të shohin dritën e botimit.

Eduard Grishaj, një nga intelektualët më të spikatur por edhe antikonformistë të Shkodrës, ndër nismëtarët e lëvizjeve demokratike në vend, u nda nga jeta në një aksident tragjik në mars të vitit 2021.