ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Pas fitores në Kupën e Federatës Vllaznia e nis mbarë kampionatin, mund pastër Teutën…

Vllaznia e volejbollit të meshkujve e ka nisur me fitore kampionatin. Pas pushimit javën e parë për shkak të kalendarit, ditën e sotme ajo është ndeshur në Shkodër me Teutën të cilën e ka mundur me rezultatin e pastër 3-0.Duhet thënë se ka qenë një takim jo shumë i vështirë për kuqeblutë që e kanë dominuar atë nga fillimi e deri në fund.

Seti i parë është fituar shumë lehtë, në shifrat 25-13, në të dytin diçka më shumë rivalitet dhe për rrjedhojë ai është mbyllur 25-20 ndërsa i treti dhe i fundit rregjistroi rezultatin 25-17.

Ky është një fillim i mbarë për Vllazninë e cila vinte në këtë takim pas fitores dy javë më parë të trofeut të Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe padyshim që ajo ka objektivat e veta edhe në kampionat.

Rezultatet e tjera të javës së dytë të kampionatit janë këto:

Farka Volley – Elbasani, 3-1 (25-16, 25-19, 21-25, 25-21)

Skenderbeu – Studenti, 3-0 (25-17, 25-19, 25-15)

Erzeni – Partizani, 3-0 (25-17, 25-22, 25-20)

Tirana (pushim)

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.