Pas dorëheqjes Haradinaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ja çfarë i kërkon…

Ramush Haradinaj, kryeministri i dorehequr i Kosoves i eshte drejtuar sot Gjykates Kushtetuese me nje kerkese, per interpretim të aktit të dorëheqjes. “Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti”-njofton ai me nje postim ne faqen e tij ne FB.


Postimi i Haradinajt

Të nderuar qytetarë,

Sot kam dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes sime nga posti i Kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

Qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes sime, dhe me këtë, të shmanget vakuumi institucional, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen.

Dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Shpresoj se për shkak të urgjencës Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj.

Në të njëjtën kohë, i bëjë thirrje Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

RH

Denonco! Raporto! Shkruaj Ti për veten tënde! Nëse të bëhet padrejtësi, je i pranishëm në vendngjarje, dërgo foto, video, tekst në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media ose me WhatsApp, Viber në numrin +355 67 30 20 70 duke garantuar anonimat të plotë tuajin! ShkodraWeb Media ju dëgjon, ju jep Zë!
loading...