
Zbulohen detaje nga takimi që zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar zhvilloi sot me kreun e PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Burime nga takimi thanë se Escobar ka dhënë mesazhe të rëndësishme sa i takon strategjisë së SHBA në luftën ndaj korrupsionit.
I Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor dha dy mesazhe, duke paralajmëruar se do të ketë sërish vendime për të shpallur “non grata” persona të tjerë në radhët e politikës.
Ndërsa i takon personave që janë shpallur aktualisht “non grata”, SHBA po përgatit sanksione ekonomike dhe financiare, të ngjashme me ato që u shpallën dje një ditë më parë në Kosovë.
Takimi i sotëm i kryedemokratit me zyrtarin amerikan vjen në një moment kritik për Partinë Demokratike, ku pas dy ditësh pritet të mbahet Kuvendi i shpallur nga ish-kryeministri Sali Berisha.




