Italiani Cesare Battisti është arrestuar në Bolivi 40 vite pas arratisë së tij nga burgu. Skuadra speciale e Interpolit e ka vënë në pranga mbrëmjen e kaluar në ndërsa shëtiste në një rrugë të Santa Cruz de La Serra, shkruan “Repubblica.it”. Ishte maskuar me mjekër false e syze dielli e në momentin e ndalimit nuk kishte bërë asnjë rezistencë fizike.
Battisti është anëtar i grupit terrorist të së majtës ekstreme “Proletarët e Armatosur për Komunizmit”. Ai është dënuar nga drejtësia italiane me dy burgime të përjetësomë me akuzën e 4 vrasjeve, njëri prej viktimave ishte agjent i Policisë së forcave speciale të Milanos.
Terroristi u arrestua në fillim në vitin 1979 e më 1981 u arratis nga burgu i Frozinones falë dy shokëve të tij, të cilët të kamufluar me veshje policore mundën ta nxjerrin nga burgu. Cesare Battisti u arratis fillimisht në Francë, më pas u largua në Meksikë dhe në vitin 2009 u vendos në Brazil ku i pranuan kërkesën për azil politik. Italia e kërkoi ekstradimin e tij shumë herë gjatë lëtyre viteve, por nuk është pranuar nga ish-Presidenti brazilian Lula.
Më tetor të 2018 gjatë fushatës elektorale, atëherë kandidat për President, Jair Bolsonaro, deklaroi se nëse zgjidhet, do të lejojë ekstradimin e Cesare Battistit në Itali. Menjëherë pas fitores së Bolsonaros, terroristi italian braktis pa lënë gjurmë banesën në Cananeia së bashku me familjen e fëmijët.
U deshën shumë vite që Battisti t’i dorëzohet drejtësisë italiane. Lajmi i arrestimit të tij u bë publik nga deputeti federal, djali i Presidentit brazilian Jair Bolsonaro. “Matteo Salvini, dhurata e vogël është nisur”, shkruan ai në rrjetet sociale.