Pas 30 viteve, Bashkia e Shkodrës siguron vegla muzikore për Qendrën Kulturore të Fëmijëve

Që nga vitit 1988 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Shkodër nuk është blerë apo dhuruar asnje instrument muzikor. Këtë e pohoi vete drejtori Kujtim Alia, punonjës e drejtues i QFK-së që nga viti 1985, pasditen e të hënës kur Bashkia Shkodër  në bashkëpunim me “Assiciazione amici di Stefano Costantino” mundësoi dhurimin e disa instrumenteve muzikore por jo vetëm.

Një organo elektrike, një fizarmonikë, një qendër zëri me bateri dhe një video- projektor i janë dhuruar QKF-së në një ditë të zakonshme aktivitetesh. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, pasi ka përcjellë lajmin e mirë, ka siguruar se ky është vetëm hapi i parë për fuqizimin e QKF-së me mjete me instrumenta muzikore dhe mjete të tjera të nevojshme.

Në vijim, zj. Ademi ka vizituar të gjitha ambjentet e mësimit në QKF, duke siguruar për një vemendje përherë në rritje ndaj femijëve, duke e parë këtë institucion si një fidanishte të përhershme të kultivimit të talenteve shkodrane në art, kulturë, sport etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *