“Pas 3-4 javësh do të tregojë uljen të rasteve…”, shefi i Urgjencë Kombëtare: Edhe spitalet rajonale të përgatitura për Covid-19

Në një kohë kur vendi ynë vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh me COVID-19 dhe viktimat vijojnë të shtohen çdo ditë, kreu i urgjencës kombëtare Skënder Brataj tha se respektimi i mbajtjes së maskës dhe ruajtja e distancës janë e vetmja mënyrë që kemi të gjithë.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Brataj foli për situatën duke thënë se tashmë vendi ka shifra të larta për shkak të hapjes së vendit dhe aktiviteteve, por që pas 3-4 javëve do të shënojmë ulje të kurbës të të infektuarve.


A i përballon sot sistemi ynë shëndetësor fluksin e lartë? Brataj tha se po pasi në të dy spitalet COVID ka ende shtretër, por që në rast rreziku është ngritur dhe spitali COVID 3 për skenarin më të keq. Brataj tha se në rast boom-i infektimesh dhe shtrimesh në vend janë të gatshme të ndihmojnë dhe spitalet rajonale që tashmë janë të pajisura me kushtet dhe mjetet e duhura.

“Sot janë ato që e kemi thënë disa herë që lirimi i masave do rrite rastet dhe do të kishte më shumë vdekje. Jemi ende në ato efekte, tani do të kemi pasojat e korrikut të transportit, por të gjithë duhet të respektojmë rregullat. Këto të rinj do të sjellin prindërit dhe gjyshërit e tyre. Do t’i lutesha këtyre moshave që të ruajnë distancën, të respektojmë rregullat.

Nëse respektohen do të ulet në masë shpërndarja e virusit brenda dy javësh. Sistemi shëndetësor nuk është problem më gjendjen se kemi, pasi kemi dhe Covid 2. Tani edhe spitalet rajonale janë të përgatitura për të ndihmuar. Me lirimin e masave pas 2-3 javësh, pati një ulje të vigjilencës nga të gjitha moshat dhe dihet që efekti do jepet dy javë më pas. Pas 3-4 javësh do të tregojë uljen të rasteve”, tha Brataj.

 ABCOM ║ VODAFONE