
Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Mikpritës, bujarë, punëtorë e të përkushtuar. Këto cilësi i konstaton sapo takon banorët e Vukatanës, një zonë që me produktet e saj bujqësore por edhe blegtorale, furnizon edhe qytetin e Shkodrës.
Si në të gjithë Shkodërn por edhe në Shqipëri, ka mjaft probleme që hasin përditë. Problermi kryesor është ai i tregut për shitjen e produkteve, të cilat janë të një cilësie të lartë.
Pas 25 Prillit, me Ndryshimin që tashmë nuk mund të ndalet nga askush, do të ndryshojë rrënjësisht edhe qasja e qeverisë së re për banorët e fermerët edhe në Vukatanë të Gurit të Zi. Prodhimet vendase, fermerët e blegtorët, do të stimulohen, incentivohen e mbështeten fort.