Kampioni ne fuqi i Shqiperise- Partizani, ka bere nje merkato shume te mire ditet e fundit dhe konkretisht dje ka zyrtarizuar plot pese firma te reja ne kontrate. Por duket se perforcimet e kesaj skuadre nuk do te mbyllen ketu. Drejtuesit e kuq kane shprehur deshiren per te patur ne rradhet e tyre edhe mbrojtesin shkodran Erdenis Gurishta. Ky i fundit eshte ende nen kontrate me Vllaznine, megjithate ai ka shprehur deshiren te largohet nga kjo skuader dhe t’i bashkohet kryeqytetasve. Kjo deshire e tij veshtire se do te pranohet nga drejtuesit shkodrane te cilet e konsiderojne si nje element te rendesishem per skuadren e tyre ne sezonin e ri.
Gurishta ka qene lojtari me stabel ne formacion ne sezonin e kaluar dhe per kete arsye, pritet te jete pjese e Vllaznise edhe sezonin e ri. Partizanit kesisoj ndoshta i duhet te mendoje per nje lojtar tjeter sepse Gurishta veshtire se do t’i bashkohet kete periudhe. Nese kjo levizje do te behej realitet, ai do te ishte shkodrani i trete qe do te luante per te kuqte sepse pjese e tyre jane siç dihet edhe Erald Çinari dhe Esin Hakaj.