Partia Demokratike ka vijuar me reagimet e saj lidhur me çeshtjen më të fundit të hapur me kryebashkiakët e majtë të zgjedhur me 30 qershor. Ka qenë një video e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, e cila ka evidentuar një kryebashkiak, në një situatë aspak të zakonshme për një të zgjedhur vendor.
Në një video që ka bërë xhiron e rrjetit dhe të mediave, kryetari i një bashkie shihet duke thithur “pluhur të bardhë”. Ndërsa gazetari nuk ka publikuar emra, ka qenë PD ajo që ka evidentuar si personazh të videos Lefter Allan, kryetarin e Bashkisë së Bulqizës.
Menjëherë pas këtij evidentimi, PD ka patur disa reagime publike, duke evidentuar Allën si pasqyra ku të gjithë shqiptarët mund të shohin edi Ramën.
DEKLARATA E PD-së
Kandidimi në 30 Qershor nga Edi Rama i individëve me të shkuar kri.minale apo personave të lidhur me kri.min e organizuar ka qenë strategji e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me kri.min.
Video shokuese e kryebashkiakut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë, është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e ko.kainës.
Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim kr.imi ndaj atyre që i kanë siguruar ko.kainën.
Përdorimi i ko.kainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë traf.ikantësh dhe përdoruesish dr.oge. Është kjo arsyeja pse të rinjtë e mirëshkolluar dhe shqiptarët e ndershëm kanë humbur besimin dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria.
Ndarja e politikës nga kr.imi është emergjencë kombëtare!
Largimi i trafi.kantëve dhe përdoruesve të dr.ogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se meritokracia dhe jo lidhja me kr.imin janë mundësia për të bërë karrierë.
Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të ko.kainës që promovoi bashkëqeverisjen me kr.imin dhe qëndron në pushtet me mbështetjen e kr.imit.
Ndëkohë, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka reaguar sërish lidhur me videon ku ai shfaqet duke thithur “pluhur të bardhë”. Kreu i qeverisjes vendore e konsideron montazh videon e publikuar ndaj tij, ku ai shihet duke thithur ko.kainë. Kryebashkiaku e konsideron videon shantazh të Partisë Demokratike, ndërsa shton se rasti është i ngjashëm me atë të “Babales”.
Reagimi i plotë:
Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale.
Por, është akoma më kriminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kr.iminale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike.
Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre ju është pre.rë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!
Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast.
Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh.
Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP.